Ngrihet alarmi për sëmundjet nga pickimi i mushkonjave

Aktualitet

Ngrihet alarmi për sëmundjet nga pickimi i mushkonjave

Qëndra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), ka ngritur shqetësimin për përhapjen e sëmundjeve të transmetuara nga pickimi i mushkonjave, shkruan  CNNgreece.

ECDC paralajmëroi se ekziston një rrezik në rritje i disa sëmundjeve të shkaktuara nga mushkonjat në rajonin evropian, duke përfshirë ethet, virusin Zika, virusin Chikungunya dhe virusin e Nilit Perëndimor, i cili është i lidhur me ndryshimin e klimës dhe rritjen te mushkonjat që bartin viruse.

Vitin e kaluar ka pasur 71 raste të sëmundjes, e cila zakonisht shkakton ethe, por simptomat mund të jenë më të rënda dhe madje fatale. Rastet kanë ndodhur kryesisht në Francë.

Ndërkohë edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi për mundësinë e rritjes së infeksioneve për shkak të fenomenit klimatik 'El Nino' që ndikon në motin në mbarë botën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion