Nga vrasja si hakmarrje për të birin, tek përndjekja e të miturës nga burgu! Kush është Jetmir Llanaj

Aktualitet

Nga vrasja si hakmarrje për të birin, tek përndjekja e të

Jetmir Llanaj është personi që akuzohet se përndiqte një 16-vjeçare, e cila sot tentoi vetëvrasjen në Tiranë.

46-vjeçari Llanaj aktualisht ndodhet në burg, pasi është arrestuar më 3 mars të këtij viti, nën akuzë për gjobëvënie ndaj bizneseve.

Por Llanaj ka një histori më të thellë kriminale. Më 9 korrik të vitit 2021, ai do të vriste Mark Shkretën si hakmarrje, pasi dy djemtë e tij i kishin vrarë djalin 9-vjeçar.

Vrasja u shënua në rrugën “Hoxha Tahsim” në Tiranë dhe policia akuzoi Jetmir si autorin e dyshuar. Jetmiri dhe vëllai i tij Muharrem Llani u dënuan me nga 25 vite burg.


Jetmiri ka qenë i dyshuar edhe për atentatin në fshatin Shpërdhet të Fushë Mamurrasit, ndaj Gentian dhe Emanuel Shkretës, djemve të 71-vjeçarit të ekzekutuar, Mark Shkreta.

Ngjarja ndodhi në nëntor 2012, ndërsa humbi jetën Gentian Shkreta.


Sa i përket ngjarjes së sotme, e mitura 16-vjeçarja tentoi të dëmtonte veten me mjet prerës, në gjendje të rënduar psikologjike. Ajo përndiqej prej disak ohësh nga 46-vjeçari, i cili dërgonte persona të tjerë për ta kontrolluar.

Llanaj dhe e mitura raportohet se kanë patur një lidhje së bashku, por e kanë ndërprerë kur ai është arrestuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion