Aksident në Fier-Vlorë/ Policia jep detaje: Një automjet u përplas me një kamionçinë, identifikohet viktima

Aktualitet

Aksident në Fier-Vlorë/ Policia jep detaje: Një automjet u

Një aksident rrugor është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor Fier-Vlorë. Sipas informacioneve policore, aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtu "Kripa", ku një automjet tip "Dacia" më drejtuese një 28-vjeçare italiane është përplasur me një mjet tip kamionçinë, më drejtues 62 vjeç.

Ky i fundit, nga goditja është përplasur me barrierat anësore të rrugës dhe si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje. Viktima është identifikuar si Ferdinant Hasani 62 vjeç. I plagosur rëndë ka mbetur pasagjeri që ishte në kamioncinë. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


NJOFTIMI I POLICISË:

Sot, rreth orës 14:15, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”, një automjet tip “Dacia”, me drejtues shtetasen italiane A. T., 28 vjeçe, është përplasur me një mjet tip kamionçinë, me drejtues shtetasin F. H., 62 vjeç, i cili nga goditja është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i kamionçinës ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa pasagjeri që udhëtonte në këtë mjet, shtetasi A. M., ka mbetur i dëmtuar rëndë dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion