Nesër reshje shiu e shtrëngata, ja si do ndryshoje moti në ditët në vazhdim

Aktualitet

Nesër reshje shiu e shtrëngata, ja si do ndryshoje moti në

Pasditja e sotme dhe dita e premte do të sjellin reshje të dendura shiu, veçanërisht në Kukës, Shkodër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë, ku priten me intensitete të larta dhe shtrëngata.

Anira Gjoni, Specialistja e Institutit të Gjeoshkencave tha se këto zona mund të hasin probleme, sidomos në Durrës dhe Vlorë, lidhur me lundrimin si dhe frika për përmbytrje masive si disa ditë më parë.

“Pasditen e sotme dhe nesër të vijojnë reshjet me intensitet të lartë në veri, siç është Shkodra dhe Lezha. Reshjet do jenë mesatare deri intensive, shoqëruar me shtrëngata. Gjithashtu në Kukës, Dibër, Durrës dhe në Tiranë, reshjet do jenë mesatare, shoqëruar me shtrëngata.

Nuk presim që të jenë me intensitetin si në Vlorë, por të premten presim që për shkak të shtrëngatave, mund të krijohen probleme të të ndryshme, vërshime të shpejta nga përrenj apo lumenjtë, ose vërshime të shpejta në qendrat urbane”, tha Gjoni.

ME TE LEXUARAT