Vijojnë kontrollet në burgje, sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës

Aktualitet

Vijojnë kontrollet në burgje, sekuestrohet një tjetër

Në vijim të kontrolleve të kryera nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në IEVP të ndryshme të vendit, sot në datën 16.09.2026, në orët e para të mëngjesit është ushtruar kontroll në IEVP Durrës, në dhomën ku janë të akomoduar të burgosurit N. K., P. M. dhe E. H., nga ku janë konstatuar një aparat celular dhe një karikues.

Në përfundim të kryerjes së veprimeve të para procedurale nga AMSEVP është kryer arrestimi në flagrancë i të burgosurit P. M. për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit te vendimeve penale”, e parashikuar nga neni 324/a i Kodit Penal.

Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë:

1- Shtetasit e burgosur N. K. dhe E. H. për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, e parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

2-Shtetasit A. S., A. C., S. M., dhe I. S. me detyrë punonjës policie në IEVP Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Materialet procedurale do dërgohen për veprime të mëtejshme në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

AMSEVP inkurajon qytetarët dhe mediat të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së detyrës nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 044 20 40 20, ose duke dërguar email në adresën [email protected].

 

ME TE LEXUARAT