“Në lidhje me Jonida Maliqin?”/ Alessio vihet në siklet dhe zbulon: Ia kalojmë shumë mirë…

Showbiz

“Në lidhje me Jonida Maliqin?”/ Alessio vihet në siklet

Alessio Alia ka qenë i ftuar në studion e “Live From Tirana” me Stenaldo Mëhillin, ku ka folur më shumë për eksperiencën e tij në “Big Brother VIP 5” por dhe për zërat që qarkullojnë mbi një romancë me Jonida Maliqin…

Stenaldo: Jonida Maliqin e njeh gjë?

Alessio: E njoh, kam bërë shumë bashkëpunime me të në këngë. Është shumë person i mirë, e përshëndesim.

Stenaldo: E çmoj shumë, është gocë shumë e mirë. Do ta kem edhe në program.

Alessio: Thashë se mos do e bëje sot surprizë… Është shumë vajzë e mirë, artiste mbi të gjitha.

Stenaldo: Po kështu si person, çfarë mund të na thuash për Jonidën?

Alessio: Ia kalojmë shumë mirë. E njeh edhe ti, e ke shoqe. Kemi dalë disa herë kemi pirë kafe bashkë. Jemi artistë, Stenaldo…

Stenaldo: Pashë një ditë ca foto, dhe ju pashë shumë afër…

Alessio: Po afër jemi gjithmonë ne. Pavarësisht largësisë ndonjëherë, afër kemi qenë gjithmonë.

Stenaldo: Ke ikur nga Australia fare më duket.

Alessio: Jo, vajtje-ardhje. Kam tre kalamajtë atje. Do iki nga tetori, se është dhe sezoni veror që vazhdon atje, kam ca punë, që duhet të vazhdoj ca evente.

Stenaldo: Dashuria për kalamajtë është atje, por dashuria për një vajzë është këtu, them unë…

Alessio: I lëmë gjërat private, se lihen më bukur, ka lezet… Unë të kam shok dhe i flas gjërat me ty. Ne kemi dalë disa herë, me dreka, darka me shoqërinë. Kur shohin dy gjëra të bukura në rrugë, normal që do i bëjnë foto (qesh). Çfarë të bëjmë tani? Vishemi mirë, njerëzit do bëjnë foto.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion