“Nëna ka vdekur”/ Avokati i Mexhit Picarit tregon arsyen pse autori vrau ish-dhëndrin

Aktualitet

“Nëna ka vdekur”/ Avokati i Mexhit Picarit tregon arsyen pse

Avokti i autorit të vrasjes së Kudret Saliajt ka zbuluar në Gjykatë se arsyeja që ka çuar në këtë vrasje të rëndë është fakti , se sipas tij, viktima i thoshte djalit të vogël se nëna ka vdekur e s’ke ku e takon.

Po ashtu ai ka thënë se më herët Kudrejt Saliaj i ka kërcënuar me armë familjarisht familjen e Mexhit Picarit, ndërkohë që ky i fundit i kishte bërë një vilë tre katëshe në autostradë, i kishte blerë një fuoristradë dhe i kishte dhënë dy dynym tokë.

Avokati i Mexhit Picarit: Kudretit, vjehrri i bëri vilë 3 katëshe i fali 2 dynym tokë në autostradë i bleu foristradë të re. Pasi ai donte që vajza e dhëndri të jetonin mirë. 8 muaj më parë Kudreti i ka kthyer vajzën Mexhitit, të dhunuar dhe Kudreti e ka rrahuar vajzën e Mexhitit në një pyll dhe i ka kërcënuar me armë familjarisht.

Psikologia e caktuar nga Gjykata duhet të ishte e paanshme, por ajo ishte në tavolinë me palën kundërshtare. Mexhiti se ka njohur fare Adriatik Camajn e s’ka pasur qëllim të keq ndaj tij. Ndërsa fëmijës së vogël të Dhuratës i thonin nëna ka vdekur e s’ke ku e takon. Ky ishte shkaku ngjarjes së rëndë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion