Nën hetim për korrupsion dhe pastrim parash, mjeku Edvin Prifti shkon në SPAK

Aktualitet

Nën hetim për korrupsion dhe pastrim parash, mjeku Edvin Prifti shkon

Ditën e sotme, mjeku Edvin Prifti ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme për t’u marrë në pyetje.

Ai ndodhet nën hetim prej 4 vitesh për korrupsion dhe pastrim parash.

Mjeku do të pyetet si person nën hetim. Siç shihet në video, Prifti është shoqëruar nga avokati i tij, Henrik Ligori.

Kardiokirurgu doli në përgjime në dosjen e ish-gjyqtares se Krujës Enkelejda Hoxha, teksa fliste me një nga punonjësit e gjykatës.

Gjatë kontrollit në zyrë dhe në banesë, mjekut ju gjetën dhe sekuestruan shuma të mëdha parash. SPAK po e heton nën dyshimet për pastrim parash, si dhe për përfshirje në tenderin e QSUT.

Edvin Prifti i ka kundërshtuar akuzat dhe ka deklaruar se paratë i ka te gjitha te justifikuara.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion