Në kërkim për pengmarrje, tentoi arratisjen nga vendi, arrestohet 36-vjeçari në Rinas

Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi akuzohet për pengmarrje. Burime zyrtare nga policia bënë me dije pas hekurave ra shtetasi me inicialet J. K.
“U vu në pranga shtetasi J. K., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi Prokuroria e Durrësit ka lëshuar urdhër ndalimi për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim.
Ky shtetas, akuzohet se në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, më datë 01.07.2025, kanë marrë me forcë, në automjet, dhe kanë dhunuar një 48-vjeçar. 36-vjeçari u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, gjatë tentativës për të dalë nga Republika e Shqipërisë”, sqaron policia.


