Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge e pastrim parash, arrestohet në hyrje të Rinasit 52-vjeçari

Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge e pastrim

Policia e Shtetit ka vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të rënda penale Robert Myftari, 52 vjeç, banues në Vlorë, u arrestua në hyrje të aeroportit të Rinasit nga strukturat e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Policinë Kufitare.

Policia bën me dije se sipas hetimeve, Myftari rezulton si i përfshirë në bashkëpunim dhe me shtetas të tjerë, në trafikimin e sasive të konsiderueshme të Cannabis Sativës nga Shqipëria në drejtim të vendeve të BE-së, në periudhën 2016-2018.

Njoftimi:

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, në hyrje bënë kapjen dhe ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin në kërkim ndërkombëtar Robert Myftari, 52 vjeç, banues në Vlorë.

Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.63, të datës 22.06.2020, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal”.

Shtetasi i lartpërmendur është hetuar në kuadër të një procedimi penal nga SPAK ku nga hetimet ka rezultuar si i përfshirë në bashkëpunim dhe me shtetas të tjerë, në trafikimin e sasive të konsiderueshme të Cannabis Sativës nga Shqipëria në drejtim të vendeve të BE-së, në periudhën 2016-2018.

Materialet do t’i kalojnë për kompetencë Prokurorise së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizua

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion