Ndryshime në Shëndetësi, emërohet drejtori i ri në Agjencinë e Kontrollit të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore
Lajmifundit
/
3 November 2025, 15:33
Aktualitet

Agjencia e Kontrollit të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore tashmë ka një drejtor të ri.
Erjon Spahiu nga nëndrejtor në këtë institucion është emëruar drejtor i AKBPM.
Në vazhdën e shkarkimeve të drejtuesve të institucioneve të rëndësishme ne varësi të Ministrisë së Shëndetësisë, ky është emërimi me i fundit i bërë nga ministrja Evis Sala.
Më herët, ministrja Sala ndryshoi kreun e QSUT, atë të Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ISHP-së etj. Burime bëjnë me dije se priten edhe lëvizje të tjera.


