Ndezën zjarr dhe rrezikuan banesat, arrestohet 26-vjeçari në Gramsh, në hetim babai i tij

Aktualitet

Ndezën zjarr dhe rrezikuan banesat, arrestohet 26-vjeçari në

Një 26-vjeçar është arrestuar, ndërsa babai i tij është vënë nën hetim, pas kapjes nga policia duke ndezur zjarr në pyllin e fshatit Bersnik i Poshtëm.

Si pasojë e përhapjes së flakëve, u dogj një sipërfaqe pyjore dhe u rrezikuan disa banesa përreth. Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar shkallën e dëmit dhe për të dokumentuar ngjarjen.

“Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e autorësisë së rasteve të zjarrvënieve dhe arrestimin e përgjegjësve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh vunë në pranga shtetasin F. S., 26 vjeç dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. S., 70 vjeç (babai i shtetasit F. S.).

Këta shtetas janë kapur në flagrancë, dje, nga shërbimet e Policisë, duke ndezur zjarr në pyllin e fshatit Bersnik i Poshtëm, njësia administrative Kodovjat. Nga përhapja e flakëve u dogj një sipërfaqe pyjore dhe u rrezikuan banesat përreth”, njofton Policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

ME TE LEXUARAT