Ndërtoi pa leje një objekt për qëllime biznesi, arrestohet 39-vjeçari në Kukës

Aktualitet

Ndërtoi pa leje një objekt për qëllime biznesi, arrestohet

Kukës/Shtohen kontrollet dhe verifikimet, me qëllim konstatimin e ndërtimeve të paligjshme, si dhe për goditjen e krimeve të tjera kundër mjedisit.

U konstatua se kishin ndërtuar pa leje, arrestohet një 39-vjeçar që kishte ngritur një objekt për qëllime biznesi, dhe procedohet në gjendje të lirë një shtetas tjetër.

Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve në zonat urbane, kryesisht brenda vijës së verdhë dhe në zona të mbrojtura, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e ndërtimeve, janë goditur 2 raste të tjera të paligjshmërive në këtë fushë, për të cilat:

-u arrestua në flagrancë shtetasi M. A., 39 vjeç, banues në Kukës, pasi rezultoi se kishte ndërtuar një objekt për qëllime biznesi, pa lejen e organeve kompetente;

-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Sh., banues në fshatin Shtiqen, pasi u konstatua se kishte ndërtuar në këtë fshat, një objekt pa lejen e organeve kompetente.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion