“E quajte Ramën Skënderbe dhe të flaku”, Berisha debat me Spiropalin, deputetja: Sali kur të çlirosh sistemin mund të flasim

Politikë

“E quajte Ramën Skënderbe dhe të flaku”, Berisha

Replika të forta ka patur mes Berishës dhe Spiropalit ditën e sotme në seancën plenare, teksa kreu i PD i ka kujtuar ish-ministres se si kjo e fundit e quante Ramën më parë, e se si Rama e flaku tani.

Pjesë nga debati:

Berisha: Ajo e quan pallosh i gjatë dhe ai bën gjithçka për ta mbrojtur, kurse ti e quan Skënderbe dhe të flak. Cila është arsyeja?

Spiropali: Sali je i pabesueshëm sepse njëkohësisht je edhe denoncuesi më I madh, edhe garantuesi më i madh i sistemit. Kur të çlirosh sistemin, partinë, opozitën, mund të flasim këtu dhe termi doktor mund të të ngjisë më shumë. Sot për sot kontradikta e thellë e të qënurit edhe denoncues edhe garantues nuk ta jep të drejtën të flasësh dhe I jep të drejtën qytetarëve të mos të të besojnë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion