Ndërron jetë në QSUT i dënuari 68-vjeçar, ishte arrestuar për dhunë në familje

Aktualitet

Ndërron jetë në QSUT i dënuari 68-vjeçar, ishte

Një i dënuar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit në Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku ndodhej i shtruar për trajtim intensiv.

Sipas informacioneve zyrtare, bëhet fjalë për 68-vjeçarin Hajri Ramazan Robi, i cili ndërroi jetë rreth orës 05:00 në Reanimacionin Qendror, si pasojë e një arresti kardio-respirator.

I ndjeri ishte arrestuar më 12 mars 2026 për veprën penale “dhunë në familje” dhe më pas ishte transferuar për vuajtjen e dënimit në IEVP Lezhë. Për shkak të problemeve shëndetësore, ai ishte dërguar fillimisht për trajtim në spitalin e burgjeve, ndërsa më 2 prill u transportua me urgjencë në QSUT, pas përkeqësimit të gjendjes.

Burime bëjnë me dije se 68-vjeçari vuante nga disa sëmundje kronike, përfshirë hipertensionin dhe diabetin, si edhe kishte pësuar një frakturë në këmbën e majtë, çka e rëndonte më tej gjendjen e tij shëndetësore.

Pas ngjarjes, janë njoftuar të gjitha institucionet përkatëse, përfshirë organet hetimore dhe strukturat e kontrollit të burgjeve, ndërsa pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të konfirmojë zyrtarisht shkaqet e vdekjes.

ME TE LEXUARAT