Ndërron jetë në moshën 53-vjeçare, ish-deputeti i PS, Andis Harasani

Aktualitet

Ndërron jetë në moshën 53-vjeçare, ish-deputeti i PS,

Ndërron jetë në moshën 53-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste Andis Harasani.

Harasani vuante prej dy vitesh si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Lajmin e ka shpërndarë në rrjete sociale bashkëshortja e tij, Suela Kapllani Harasani.

Te dashur familjare e miq,

Me hidherim te thelle, njoftojme humbjen e parakohshme te njeriut tone te zemres, babait, bashkeshortit, djalit, vellait, mikut Andis Harasani. Andisi yne luftoi per jeten me forcen, besimin dhe vendosmerine qe e karakterizonte gjithmone.

Ai luftoi fort për ne dhe nuk rreshti kurre së dhuruari dashuri, mbeshtetje e force. Fatkeqesisht, e humbem betejen kunder kancerit.

Une, Thea dhe Henry jemi perjetesisht mirenjohes per kete rrugetim jete qe krijuam bashke. Ti do mbetesh në zemrat tona njeriu yne më i shtrenjte, me humor te pakrahasueshem, gjithë mençuri e guxim per te ecur perpara. Do na mungosh pafundesisht, dashuria jonë!

Detaje per ceremonine e lamtumires se fundit do ndahen ne ditet ne vazhdim.

Andis Harasani u zgjodh dy herë deputet, në 200-ën dhe më pas në 2009-ën ndërsa u largua nga politika në vitin 2013 kur Edi Rama erdhi në pushtet. Më pas ai jetoi në SHBA, ku u zhvendos me familjen e tij.

Përpara zgjedhjes së deputet, ai ka shërbyer si drejtor i KESH-it nga shtatori 2002 deri në korrik 2005-ës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion