Ndërron jetë edhe pasagjeri, rëndohet bilanci i viktimave nga aksidenti i rëndë në aksin Levan-Vlorë

Aktualitet

Ndërron jetë edhe pasagjeri, rëndohet bilanci i viktimave nga

Ka ndërruar jetë pas mesnate edhe pasagjeri i kamionçinës që u përfshi në aksidentin e rëndë të ndodhur të hënën në autostradën Levan–Vlorë, duke e çuar në dy numrin e viktimave.

Viktima e dytë është Artan Muho, i cili u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës pas aksidentit, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes humbi jetën menjëherë drejtuesi i kamionçinës, Ferdinant Hasani.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:25 të së hënës. Kamionçina doli nga rruga dhe u përplas me barrierat mbrojtëse, duke përfunduar në anë të saj.

Sipas të dhënave paraprake nga policia, kamionçina u godit nga një automjet tip Dacia, në të cilin udhëtonin dy shtetase të huaja. Përplasja rezultoi fatale për drejtuesin e kamionçinës dhe më pas edhe për pasagjerin.

Policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet e aksidentit, ndërsa të dhënat e para flasin për dalje nga korsia të njërit prej automjeteve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion