Ndërhynë për të ndaluar dhunën ndaj punonjësve të INUV, dalin FOTOT e efektivëve që u plagosën

Personat që shini në foto janë dy efektivët e Policisë Rrugore që u dhunuan nga tre persona ditën e sotme në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Nartës” në Vlorë.
Siç u raportua, dy efektivët që ishin aty pranë, ndërhynë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit mes tre personave dhe disa punonjës të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor (INUV).
Si pasojë e dëmtimeve fizike të shkaktuara nga goditjet e tre shtetasve, dy punonjësit e Policisë janë dërguar në Spitalin Rajonal Vlorë, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje është ngritur grupi hetimor, i përbërë nga OPGJ i Prokurorisë dhe AMP, të cilët po vijojnë veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

