Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare këngëtari dhe kompozitori korçar, Nonda Kajno

Këngëtari dhe kompozitori korçar Nonda Kajno është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare
Kajno lindi në Korçë më 18 gusht 1945 dhe ndoqi studimet në Liceun Artistik “Tefta Tashko Koço”.
E nisi karrierën artistike në aktivitete kulturore lokale si interpretues i serenatës dhe këngës qytetare dhe më pas krijoi kompozime origjinale duke sjellë këngë të dashura për publikun.
“ Për ty o Korça ime”, “Ah sa të kam dashur”, Pra zgjohu vajza ime” janë ndër krijimet e tij më të spikatura.
Nonda Kajno ishte ndër kantautorët më të njohur të serenatës korçare dhe i pari që, në vitet ’70, krijoi grupin e parë muzikor me tre kitara, një risi që më pas u përhap edhe në Tiranë.


