Naun Shundi në betejë me sëmundjen e rëndë, reagon Ministria e Mjekësisë: Pas biopsisë do të kthehet në QSUT

Aktualitet

Naun Shundi në betejë me sëmundjen e rëndë, reagon

Ministria Shëndetësore ka reaguar në lidhje me gjendjen e aktorit të njohur Naun Shundi, pasi i është nënshtruar një kontrolli të biopsisë. 

Mësohet se aktorit i është kërkuar që të vazhdojë trajtimin edhe pasi të kthehet në Shqipëri, ku vizitat do të ndiqen nga mjekët në QSUT.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, sqaron opinionin publik lidhur me gjendjen shëndetësore të aktorit të njohur Naun Shundi.

Pas njoftimit të marrë më datë 7 gusht 2025 nga MEKI, Ministria e Shëndetësisë është vënë menjëherë në kontakt me familjarët e aktorit dhe ka ofruar mbështetjen e saj të plotë. Fillimisht u garantua gatishmëria për mbulimin e të gjitha shpenzimeve të ndërhyrjes mjekësore të nevojshme.

Gjatë pritjes së rezultatit të biopsisë, u konstatua nevoja për mbështetje të mëtejshme në vijimin e trajtimit. Edhe në këtë fazë, Ministria rikonfirmoi gatishmërinë e saj për të ofruar ndihmë të plotë.

Aktualisht, aktori pritet të rikthehet në Shqipëri, ku do të nisë trajtimin pranë Qendrës së Specializuar në QSUT", thuhet në njoftim.

ME TE LEXUARAT