“Na kanë pirë gjakun për 35 vite, s’ka ilaçe, turp!” - Qytetarja: “Na marrin për budallenj, por ua hodhëm jastëkun e Marigos në shesh

Një nga qytetaret pjesëmarrëse në protestën e ditës së 68-të, akuzoi qeverinë nga podiumi para Kryeministrisë se i kanë pirë gjakun popullit për 35 vite me radhë dhe tani kaq aq shumë probleme, sa nuk gjen më as ilaçe nëpër spitale.
Ajo rrëfeu një eksperiencë të hidhur personale nga spitalet.
“Pata djalin e sëmurë, e kam çuar në orën shtatë të mëngjesit në pediatri dhe e dini se çfarë mungonte atje? O njerëz mungonte tubi i oksigjenit!
Na kanë pirë gjakun për 35 vite me radhë, çfarë duhet të bëjmë më ne?
Hajdeni këtu në shesh, vrisni frikën dhe kërkoni të drejtat tuaj. Më skandalozja është se jemi këtu për shëndetësinë, çfarë kërkojmë tani, ujë e drita, është turp!
Sa duhet të vuani për të qenë të vuajtur”, tha ajo mes të tjerash.


