Mungesa e reshjeve/ Thahet liqeni i Fierzës, dalin rrënojat e Kukësit të vjetër

Aktualitet

Mungesa e reshjeve/ Thahet liqeni i Fierzës, dalin rrënojat e

Gjatë javëve të fundit, niveli i ujit në liqenin e Fierzës ka rënë ndjeshëm, duke zbuluar një pamje që rrallë shihet: Rrënojat e qytetit të vjetër të Kukësit.

Siç shihet në pamje, në sipërfaqe kanë dalë copëza muri, betoni dhe kolonat e ndërtesave që dikur shërbenin si banesa, shkolla dhe institucione.

Pjesa më e madhe e liqenit tani duket më shumë si një lumë sesa si liqen.

Rënia e nivelit të ujit ka ndikuar edhe në prodhimin e energjisë elektrike.

Hidrocentrali i Fierzës, një nga burimet kryesore të energjisë në Shqipëri, ka ndaluar punen ne disa turbina për shkak të mungesës së ujit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion