Moti i keq në Sarandë, rënie gurësh dhe dherash në rrugën Kardhiq-Delvinë, probleme dhe pranë tunelit të Skërficës!

Aktualitet

Moti i keq në Sarandë, rënie gurësh dhe dherash në

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë rajonin jugor gjatë këtyre orëve të fundit, kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve në aksin rrugor Kardhiq–Delvinë, pranë tunelit të Skërficës.

Sipas raportimeve nga drejtues të mjeteve, në disa segmente të rrugës ka pasur rënie gurësh, balte dhe inerte, duke e bërë lëvizjen të rrezikshme, sidomos në kthesat e afërta me hyrjen e tunelit.

Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për të lënduar, por rreziku mbetet i lartë nëse reshjet do të vijojnë me të njëjtin intensitet.

Shërbimet e qarkullimit rrugor të Sarandës janë në terren duke monitoruar situatën ndërsa këshillojnë drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes, kryesisht në këtë aks rrugor.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion