'Mosafishim i listës së çmimeve dhe moslëshim fature', Task-Forca aksion në dy pika karburanti në Elbasan

Aktualitet

'Mosafishim i listës së çmimeve dhe moslëshim

Administrata Tatimore dhe Administrata Doganore kanë nisur kontrollet në tregun e hidrokarbureve, në kuadër të planit të përbashkët operacional për monitorimin e këtij sektori.

Përmes një njoftimi zyrtar për mediat bëhet me dije se ky operacion është zhvilluar në qytetin e Elbasanit në dy pika karburanti.

Gjatë këtij inspesktimi në këto subjekte u identifikuan shkelje të rënda tatimore përfshirë: moslëshim fature, punonjës të padeklaruar, mall pa faturë tatimore, mosafishim i listës së çmimeve, mospërditësim i të dhënave të biznesit.

“Administrata Tatimore dhe Administrata Doganore kanë nisur kontrollet në tregun e hidrokarbureve, në zbatim të planit të përbashkët operacional për monitorimin e këtij sektori. Aksioni i parë u zhvillua në Elbasan, në dy subjekte karburanti, ku u identifikuan shkelje të rënda të legjislacionit në fuqi.

Kontrollet do të vijojnë në të gjithë vendin, me qëllim luftën kundër informalitetit, monitorimin e çmimeve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg”, thuhet në njoftim.

Task-Forca e ngritur nga Ministria e Financave më 11 Mars do të kontrollojë tregun e hidrokarbureve për të mos lejuar abuzimet me çmimin e naftës.

Në fokusin e kësaj task-force të Doganave dhe Tatimeve do të jetë kontrolli si i pikave të shumicës ashtu edhe të pakicës, jo vetëm për çmimet por edhe për sasitë e hidrokarbureve që tregtohen nga pikat e tregtimit me shumicë dhe pakicë.

Kontrollet do të shtrihen në të gjithë territorin e vendit deri në 30 qershor 2026, bazuar në analizën e riskut dhe informacionet e disponueshme nga të dy institucionet./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion