Mjegulla vështirëson qarkullimin e mjeteve, banorët e Kukësit: Na janë shfaqur probleme me frymëmarrjen
Lajmifundit
/
29 Tetor 2024, 16:02
Aktualitet

Mjegulla e dendur ka përfshirë Kukësin prej disa ditësh, duke shkaktuar vështirësi për banorët.
Dendësia e mjegullës është në nivele të larta në mëngjes, kur fëmijët duhet të shkojnë në shkollë, duke detyruar prindërit ti shoqërojnë për të shmangur çdo rrezik. Vështirësi kanë edhe drejtuesit e mjeteve dhe kryesisht pensionistët.
Zona e Kukësit gjatë muajve tetor, nëntor e dhjetor përfshihet nga mjegulla e dendur duke shkaktuar edhe probleme shëndetësore për banorët, të cilët shpesh kanë vështirësi në rrugët e frymëmarrjes.


