Misteri i vdekjes së kenianes Xhoi, shoqërohet një tjetër punonjës i Kazinosë! Zbardhet dëshmia para hetuesve

Aktualitet

Misteri i vdekjes së kenianes Xhoi, shoqërohet një tjetër

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me vdekjen e kenianes Xhoi Aoko, e cila u dhunua në Tiranë dhe pas qëndrimit në komë për disa muaj ajo humbi jetën.

Sipas News24, pak ditë më parë është marrë në pyetje një tjetër punonjës i kazinosë ku punonte vajza e re. Mësohet se punonjësi i kazinosë ka pasur kontakte të vazhdueshme me 21 vjecaren nga Kenia, madje ne disa raste e ka shoqëruar te renë në hotele, por diten kur ka ndodhur ngjarja ai ka qene ne pune.

Ndërkohë sipas autopsisë të autoriteteve keniene, që ia  kanë përcjellë edhe Shqipërisë , Xhoi Aoko në momentin që është dërguar në spital ka qenë në koma të parikthyeshme. Ajo ka gjetur vdekjen si pasojë e hematomës subdurale që është grumbullimi i gjakut mes trurit dhe cipës mbështjellëse, ka dëmtim të indit trunor në të dyja hemisferat dhe si pasojë e dëmtimit të jashtëm të kokës me natyre traumatike.

Ai deklaron se më 12.8.2022 ku Xhoi u gjet e dhunuar ka qenë në punë nga mesnata deri në 8 të mëngjesit dhe në datë 13 ka qenë në punë turn i trete.

Ai deklaron se gjatë kohës që punonte me Xhoin, e ka shoqëruar vajzën disa herë në hostelet ku qëndronte. Ai thote se shkonte ne pune me biçikletë dhe kohët e fundit kishte blerë një skuter me ngjyre te zezë.

I pyetur se çfarë marrëdhënie kishte pasur ai ka deklaruar se ka pasur marrëdhënie pune dhe kolege. Por më pas pretendon se e ka përcjellë disa herë me kërkesën e tij. Në një moment thotë ai unë kam shkuar jo vetëm tek hosteli në Ali Dem, por edhe tek rezitencen ku u gjet e dhunuar. Një herë kur e kam  shoqërizuar, më kujtohet që me kërkoi që të ngjitesha te dhoma e saj. Aty kemi qëndruar, kemi pirë cigare për 20 min dhe më pas unë jam larguar.

Sa i perket momentit të ngjarjes, ai thote se nuk ka asnjë informacion. Ai thotë se ajo ishte një personazh shumë miqësore dhe nuk e kishte parë që të konsumonte lëndë narkotike. Pasi është gjetur e dhunuar më është kërkuar që une te jap gjak dhe  kam dhënë gjak në spitalin e Traumës.

 

ME TE LEXUARAT