Minatorët tri ditë në protestë, kërkojnë rirtjen e pagave dhe të shtunën ditë pushimi

Aktualitet

Minatorët tri ditë në protestë, kërkojnë rirtjen e

Minatorët e Bulqizës janë të vendosur për të mos e ndërprerë protestën për rritjen e pagës dhe që ditët e shtuna të mos bëhen ditë pune.

Kjo e mërkurë shënon ditën e tretë që ata janë mbledhur sërish para hyrjes së galerisë më të madhe të kromit në Bulqizë që adminstrohet nga një kompani turke.

Minatorët e Bulqizës vijojnë bojkotin e punës, kërkojnë zbatimin e kontratës dhe rritje page
Ata thonë se nuk do të bëjnë asnjë hap pas deri në plotësimin e kërkesave.

“Në qoftëse nuk i plotësojnë kushtet deri në grevë mund të shkojmë.”

“Protesta do vazhdojë se nuk është plotësuar asnjë kusht, dje donin të bënin negociata, po nuk doli asgjë, se nuk u mor asnjë lloj masë duam të shtunën pushim dhe rritje page.”

Pezullimi i punës nga ana e minatorëve ka jo vetëm pasoja ekonomike për kompaninë por mund të krijojë edhe probleme në qëndrueshmërinë e galerisë e cila ka nevojë për mirëmbajtje të vazhdueshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion