Berishës i ikën një parti, “Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian” njofton tërheqjen nga koalicioni

Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) ka njoftuar tërheqjen nga koalicioni zgjedhor “Partia Demokratike, Aleanca për Shipërinë Madhështore”, për zgjedhjet per Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025.
“Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) njofton tërheqjen nga koalicioni zgjedhor “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025. Në këtë kuadër, ju kërkojmë të çregjistroni emrin e partisë sonë nga ky koalicion”, thuhet në kërkesën drejtuar kreut të KQz, Ilirian Celibashi.
Kërkesa mban firmën e kryetarit të partisë, Vasil Sterjovski. Koalicioni opozitar i prezantuar nga Berisha më 10 mar përbëhet nga 26 parti opozitare. Me tërheqjen e “AMIE”, tashmë në koalicion do të jenë 25 parti.
Partitë përbërëse të koalicionit janë:
Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari, Prof. Dr. Sali Berisha.
Partia e Lirisë, përfaqësuar nga Presidenti Ilir Metaj.
Partia Republikane, përfaqësuar nga Kryetari Fatmir Mediu.
Partia Demokristiane, përfaqësuar nga Kryetari Nard Ndoka.
Partia Bashkim për të Drejtat e Njeiut, përfaqësuar nga Kryetari Vangjel Dule.
Patia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë përfaqësuar nga Kryetari Agron Duka.
Partia Kombëtare Konservatore Albania, përfaqësuar nga Kryetari Kujtim Gjuzi.
Partia Emigracioni Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Kostaq Papa.
Partia Aleanca Arbnore Kombëtare, përfaqësuar nga Kryetari Gjet Ndoj.
Partia Aleanca Europiane Ekologjike përfaqësuar nga Kryetari Sazan Guri.
Partia Personat me Aftësi të Kufizuar, përfaqësuar nga Kryetari Gjovalin Shqalshi.
Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim, përfaqësuar nga Kryetari Nikolin Staka.
Partia Lëvizja e Legalitetit, përfaqësuar nga Kryetari Shpëtim Axhani.
Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Ylber Valteri.
Partia Ora e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Zef Shtjefni.
Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare, përfaqësuar nga Kryetari Mhill Gecaj.
Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Dhimtër Muslia.
Partia Fryma e Re Demokratike, përfaqësuar nga Kryetari Sali Shehu.
Partia Bashkimi Liberald Demokrat, përfaqësuar nga Kryetari Arian Starova.
Partia Balli Kombëtar Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Adriatik Alimadhi.
Partia Balli Kombëtar Demokrat, përfaqësuar nga Kryetari Artur Roshi.
Partia Bashkimi Popullor I Pensionistëve Shqiptar përfaqësuar nga Kryetari Selami Jenishehri.
Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Rivelino Çuno.
Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare, përfaqësuar nga Kryetari Muharem Doda.
Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, përfaqësuar nga Kryetari Shpëtim Idrizi.


