Pezullohet lundrimi në Durrës, mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit janë ndaluar të dalin ne det

Aktualitet

Pezullohet lundrimi në Durrës, mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit

Anijet e peshkimit prej dy ditësh janë të ankoruara në portin e Durrësit, pasi moti i keq në Adriatik ka kufizuar lundrimin për to dhe për mjetet e vogla lundruese.

Reshjet e herëpashershme dhe era e fortë kanë krijuar një situatë të paqëndrueshme në Gjirin e Durrësit, duke bërë që flota e peshkimit të qëndrojë në pritje të përmirësimit të kushteve detare.

Ndërkaq Kapitaneria e Portit bën të ditur se tragetet që lidhin Durrësin me Barin dhe Ankonën vijojnë normalisht udhëtimet.

Autoritetet detare kanë kërkuar nga subjektet që operojnë në det, të zbatojnë masat e sigurisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion