Humbën në parkun e Llogarasë, polica shpëton dy turistët francezë

Aktualitet

Humbën në parkun e Llogarasë, polica shpëton dy

Dy turistë francezë janë shpëtuar nga policia pasi kishin humbur në Parkun Kombëtar të Llogarasë.

“Dy turistë francezë, duke eksploruar Parkun Kombëtar të Llogarasë, hasën vështirësi në terrenin e pyllëzuar dhe humbën orientimin, duke kërkuar ndihmë nga shërbimet e Policisë”, informon policia.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Himarë, në bashkëpunim me zjarrfikësit e Bashkisë Himarë, nisën kërkimet dhe pas tre orësh përpjekjesh në kushte të vështira, ata u lokalizuan dhe u transportuan pranë hotelit ku qëndronin, në gjendje të mirë shëndetësore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion