Meta: Qeveria po përdor fondet e pensioneve për të shlyer borxhet e koncesioneve

Aktualitet

Meta: Qeveria po përdor fondet e pensioneve për të shlyer borxhet

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzoi qeverinë se paratë e grumbulluara nga skema e pensioneve, po i përdor për të shlyer borxhet për koncesionet e rrugëve, si ajo e rrugës Korçë-Ersekë që u shemb pjesërisht duke bllokuar qarkullimin.

Sipas Metes paratë nuk po përdoren për mbështetjen e pensionistëve me ilaçet që u nevojiten por përdoren për të mbuluar shpenzimet e borxheve të koncesioneve.

“76 milionë Euro që janë grumbulluar nga skema e pensioneve do të përdoren për të larë borxhet e qeverisë, e cila dihet që vjedh me inceneratorë fantazëm që nuk ekzistojnë, me rrugët e florinjta që shemben si ajo që ka bllokuar dhe qarkullimin midis Korçës dhe Ersekës, me PPP-të e pafundme shumica e të cilave janë nën hetim dhe me tendera sekretë.

Në vend që këto para, të cilat janë grumbulluar nga skema e pensioneve, të përdoreshin për rritjen e pensioneve dhe për të mbështetur pensionistët për mbulimin e shpenzimeve të tyre më jetike për ushqimet dhe për ilaçet, ato do të shkojnë përsëri tek PPP-të.

Vetëm një Qeveri e papërgjegjshme ndaj kategorive më të vuajtura dhe vulnerabël të shoqërisë, mund të përdorë fondet e pensioneve për të shlyer borxhet e PPP-ve”- shkruan Meta në facebook.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion