“Çmendet” 42-vjeçari në Fier, tenton të vra*së prindërit duke i vënë flakën shtëpisë

Zjarri i rënë mbrëmjen e djeshme në lagjen “15 Tetori” në Fier, ku brenda saj ndodheshin dy të moshuar, nuk ishte aksidental.
Ishte djali i dy të moshuarve Altjon Sulejmanaj, 42-vjeç, që jo vetëm i vuri flakën banesës së tyre në katin e tretë të një pallati 4- katësh, por mbylli dyert në mënyrë që ata të mos dilnin dot nga banesa dhe të digjeshin. Madje njëri nga prindërit, ishte i paralizuar.
42-vjeçari, pasi u sigurua që banesa mori flakë, u largua por policia arriti ta vinte në pranga.Fatmirësisht, falë ndërhyrjes së shpejtë të fqinjëve, ata u nxorën në kohë nga apartamenti, duke shmangur pasojat tragjike.
Nga veprimet hetimore thotë policia, dyshohet se ky shtetas ka ushtruar më parë dhunë ndaj prindërve të tij.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”
Policia e Fierit njofton arrestimin e një 42-vjeçari që tentoi të vriste prindërit e tij të moshuar, duke i vënë zjarrin banesës.
Njoftimi
Mbrëmjen e djeshme, në lagjen "15 Tetori", Fier, një banesë ku ndodheshin 2 të moshuar, është përfshirë nga flakët.
Pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses, të cilët kanë mundur të nxjerrin nga banesa, 2 të moshuarit, në gjendje të mirë shëndetësore. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Nga hetimet paraprake rezultoi se djali i shtetasve të moshuar, shtetasi A. S., 42 vjeç, banues në Fier, i ka vënë zjarrin banesës ku jetonte bashkë me prindërit, ka mbyllur dyert, në mënyrë që ata të mos dilnin nga banesa dhe është larguar.
Po nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka ushtruar më parë dhunë ndaj prindërve të tij.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit A. S., 42 vjeç.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare", mbetur në tentativë, "Dhuna në familje" dhe "Shkatërrimi i pronës me zjarr".


