Përfundon misioni i efektivëve të FA në Bullgari, momente nga stërvitja

Aktualitet

Përfundon misioni i efektivëve të FA në Bullgari, momente

Toga e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut të Kontingjentit të IV “FLF BGR” në Bullgari përmbylli me sukses muajin e katërt të misionit në stërvitjen “FLASH”.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu ka publikuar pamje nga stërvitja, teksa thotë se efektivët e FA-ve treguan profesionalizëm dhe përgatitje të lartë.

“Gjatë dislokimit në Camp Novo Selo, treguan aftësi të shkëlqyera në skenarë luftimi. Në bashkëpunim me forcat aleate të NATO-s, efektivët tanë shfaqën profesionalizëm dhe përgatitje të lartë, duke dëshmuar angazhimin e Shqipërisë për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon”, shkruan Vëngu.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion