Çmontohet rrjeti i drogës në Itali, drejtohet nga një çift shqiptarësh, përfundojnë në pranga të dy

Aktualitet

Çmontohet rrjeti i drogës në Itali, drejtohet nga një

Një organizatë shqiptare e trafikut të drogës është goditur nga autoritetet italianë në provincat e Forlì-Cesena dhe Rimini.

Siç raportojnë mediat fqinje, karabinierët e Cesenatico, Rivierasca dhe Novafeltria, kanë ekzekutuar katër masa paraprake të dhëna nga gjyqtari hetues në Gjykatën e Forlit, me kërkesë të Prokurorisë Publike vendase.

Masat janë marrë ndaj tre shqiptarëve të moshës 30, 22 dhe 33 vjeç me vendbanim midis Cesenatico dhe Gatteo, si dhe një 34-vjeçari me vendbanim në Verucchio.

Shqiptarët dyshohet se janë përgjegjës për bashkëpunim për posedimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Për dy të dyshuarit e parë, që thuhet se janë çift, besohet se janë në krye të shoqatës dhe autorë të dyshuar të dhjetëra shitjeve të substancave narkotike në Cesenatico dhe komunat fqinje, nga provinca Forlì-Cesena, por edhe nga atë të Riminit.

Gjykata urdhëroi masën e paraburgimit arrest në burg për burrin dhe arrest shtëpie për gruan, e cila mësohet se është shtatzënë.

Ndërsa ndaj dy bashkëpunëtorëve të dyshuar, përgjegjës për një numër më të vogël shitjesh, gjykata vendosi masën e ndalimit të qëndrimit në provincën Forlì-Cesena.

Gjatë fazave të ndryshme të hetimeve, të koordinuara nga Prokuroria Publike e Forlit, u sekuestruan në total rreth 350 gram kokainë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion