“Më premtoi 60 mijë euro, por…”, Henrik Hoxhaj “zbërthen” dy atentatet me 4 viktima: Si e njoha Nuredin Dumanin

Aktualitet

“Më premtoi 60 mijë euro, por…”, Henrik Hoxhaj

I pari që dëshmoi në Gjykatën e Posaçme ishte Henrik Hoxhaj, i penduari tjetër i drejtësisë.  Ai ka dhënë sqarime rreth 2 atentateve me 4 viktima të ndodhura në Durrës, përkatësisht Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdiajt dhe vëllezërve Viktor e Besmir Haxhia.

Me bluzën e Realit të Madridit veshur dhe mbiemrin e tij të stampuar në të, për 1 orë e 30 minuta ai iu përgjigj pyetjes se Prokurorisë dhe avokateve  të Altin Ndocit e Besian Xhixhes.

Ai ka treguar se si është njohur me Nuredin Dumanin, ndërsa shton se ky i fundit i kishte premtuar 60 mijë euro, por që kishte marrë vetëm 35, pasi pjesën tjetër e kishte marrë Elio Bitri.

“Me Nuredin Dumanin jam njohur në ditëlindjen e Festim Qoli, rreth 6 muaj para vrasjes së Dorian  Shkozës dhe Anxhelo Avdiajt. Dumani me premtoi 60 mijë euro, nga të cilat më ka dhënë 35 mijë, sepse pjesën tjetër i mori Elio Bitri. Ky i fundit ka qenë në timon, unë te sedilja e pasme e pasagjerit.

Kam patur 2 pistoleta me vete, ndërsa Bitri një pistoletë me mulli. Objektivi sipas Dumanit ishte Dorian Shkoza, madje ky i ka dalë para Avdiajt për ta mbrojtur kur kemi qëlluar. Me Bitrin s’kam patur komunikim, kur vajta te shtëpia e Nuredinit, e kam gjetur aty dhe jemi nisur drejt vendit të ngjarjes.

Dumani s’ishte me ne, por vinte rrotull. Kam qëlluar me të dyja armët, edhe Bitri qëlloi njëherë me armën e tij. Para ngjarjes madje, në shtëpinë e Dumanit, Elio qëlloi, na tha se ishte shkrepje e pavullnetshme.

Elio kishte një javë që qëndronte në shtëpinë e Dumanit para atentatit. Me Dumanin, pasi më dha pagesën, jam takuar për planin e vrasjes së Besmir Haxhiajt”, theksoi ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion