Rishfaqet Nuredin Dumani, shoqërohet në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar për vrasjen e 4 personave

Aktualitet

Rishfaqet Nuredin Dumani, shoqërohet në Gjykatën e Posaçme

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani del në skenë sërish për të dëshmuar në Gjykatën e Posaçme.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se Dumani do të dëshmojë në procesin ndaj Altin Ndocit, Klevis Allës, (i penduar i drejtësisë) Besian Xhixhës, dhe Enver Divës, të cilët akuzohen për vrasjen e vëllezërve Viktor e Besmir Haxhia si dhe Dorian Shkozës e Anxhelo Avdisë.

Kujtojmë se për këto ngjarje akuzohet edhe Talo Çela, por procesi për të është ndarë se është në arrati. Dumani tronditi me dëshmitë e tij për botën e krimit, duke sjellë furtunë arrestimesh.

Po ashtu Lala raporton se dëshmia e Allës ka përplasje me rrëfimet e Dumanit, i cili akuzohet për disa ngjarje kriminale si vrasës me pagesë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion