Rrufeja shkrumbon totalisht banesën në Malësi të Madhe, një familje në qiell të hapur

Aktualitet

Rrufeja shkrumbon totalisht banesën në Malësi të Madhe,

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmë në fshatin Grabom të Malësisë së Madhe, ku si pasojë e një shkarkimi elektrik (rrufe), një banesë është djegur plotësisht.

Bëhet fjalë për banesën në pronësi të shtetasit me inicialet Z. P.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të shkakut të djegies.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion