Me "kallash" në cantë në urbanin e pasagjerëve nga Pogradeci, arrestohen dy persona në Tiranë

Aktualitet

Me "kallash" në cantë në urbanin e pasagjerëve nga

Dy persona kane mberritur ne Tirane me furgonin e linjes se Pogradecit me nje arme Kallashnikov ne canten qe mbanin me vete.

Rasti duket i paprecedent per shkak te rrezikshmerise se levizjes se personave me arme ne furgonin e linjes se transportit te pasagjereve.  

Policia e Tiranes, njoftoi se në zbatim të masave të planit operacional mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit", finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar "Udhëtarët".

Me "kallash" në cantë në urbanin e pasagjerëve nga

Transportuan me autobusin e linjës Pogradec-Tiranë, një armë zjarri kallashnikov, me qëllim shitjen e saj te persona të tjerë në Tiranë, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov me bajonetë, dhe një mjet prerës thikë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të zbatimit të masave të planit operacional "Sundimi i ligjit", pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se dy shtetas që udhëtonin me autobusin e linjës Pogradec-Tiranë, dyshohej se po transportonin një armë zjarri kallashnikov, me qëllim shitjen e saj në Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Udhëtarët".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by LajmiFundit.al (@lajmifundit.al)

Si rezultat këtij operacioni, te terminali i autobusëve në afërsi të Casa Italias, u kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:

Xh. P., 28 vjeç, banues në Yzberisht, dhe F. P., 27 vjeç, banues në Pogradec.

Gjatë kontrollit të çantës personale të cilën këta shtetas mbanin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov me bajonetë, dhe një mjet prerës thikë.

Arma e zjarrit ishte sjellë nga Pogradeci në Tiranë, për tu shitur tek persona të tjerë.

Punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion