Britani, policia zbulon rastësisht fermën e kanabisit, arrestohen 3 shqiptarët

Një grup shqiptarësh që kujdeseshin për një ‘shtëpi bari’ në Angli, u zbuluan nga policia.
‘Laboratori’ i drogës, me kanabis, sipas mediave britanike kapte vlerën e mbi 1.5 milionë funtesh, ra në duart e policisë rastësisht, pasi përfaqësues të kompanisë energjetike shkuan për të marrë paratë e faturave energjetike që nuk ishin paguar.
Dritan Meta , 43 vjeç, Refik Skepi, 45 vjeç dhe Visar Elazaj, 38 vjeç, janë tre të arrestuarit të cilët tashmë do të përballen me autoritetet britanike.
Kompania e energjisë, SSE, dërgoi një përfaqësues në një pronë në Masons Road, Oxford, pasi nuk kishte paguar faturat.
Kur shkoi aty, ai pa bimë kanabisi kudo dhe më pas njoftoi policinë.
Pas hetimeve dhe kontrollit, u zbuluan tre adresa që shfrytëzoheshin për rritjen e bimëve të kanabisit.


