Bllokim pasaporte për protestuesit, Gjykata cakton masën për dy të ndaluarit (EMRAT)

Gjykata Penale u ndaloi daljen nga territori shqiptar dy protestuesve të arrestuar gjatë tubimit te parlamenti. Orion Peçit dhe Artemisa Islamajt Gjykata u ka bllokuar pasaportën duke lënë në fuqi kërkesën e Prokurorisë.
Mbi ta rëndojnë akuzat: “organizim dhe pjesmarrje në grumbullime të paligjshme”, “prishja e rendit dhe qetësisë publike” “pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” “goditje përshkak të detyrës” dhe “shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”
“Vendim-marrja është bazuar në vlerësimin individual të rrethanave që lidhen me secilin person nën hetim, me veprimet konkrete dhe me rrezikshmërinë shoqërore të shfaqur”- shkruhet në dispozitivin e dhomës penale.


