Reshje bore në zonat malore, vështirësohet qarkullimi i mjeteve

Aktualitet

Reshje bore në zonat malore, vështirësohet qarkullimi i mjeteve

Perkeqesimi i motit ka sjelle reshjet e para qe që kanë nisur në zonat e larta kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim në rrugët në lartësinë mbi 1300 metra.

Reshjet e dëborës kanë zbardhur sërish malet në të gjithë vendin ndërsa më intensive kanë qenë në malësitë e Shkodrës dhe malësisë së madhe.

Për të mbajtur hapur rrugët Hani i Hotit Tamarë. Tamarë Vermosh dhe Bogë-Theth po punojnë dëborë pastrueset ndërsa po hidhet edhe kripë në rrugë.

Bllokime nuk ka por automjetet duhet të lëvizin me goma dimri ose me zinxhirë.

Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësura gjatë datave 09-10-11.03.2024 !
.

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit Shqiptar gjatë datave 09-10-11.03.2024 duke filluar nga ora 14:00 datë 09.03.2024 në drejtimin Jug-Jug-Lindje, Jug-Jug-Perëndim në forcën deri 7-8bft deri 9bft me shpejtësi ere deri 25-45m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 4 metra.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

. Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën Durres-Bari-Durres dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë, ditën e shtunë do të vazhdojnë të operojnë normalishtë sipas destinacioneve përkatëse.

. Trageti i linjes Durres-Ankona-Durres do te operoje normalisht diten e Diele.

. Diten e Diele date 10.03.2024 do te ndalohet levizja e anijeve pasagjere ne linjat nderkombetare Durres-Bari-Durres dhe

Vlorë-Brindisi-Vlorë.

. Ne lidhje me linjen Sarande-Korfuz-Sarande do te njoftojme ne ditet ne vijim.
. NDALOHET DHËNIA E LEJE – NISJES GJATË DATAVE 09-10-11.03.2024 DUKE FILLUAR NGA ORA 17:00 DATË 09.03.2024 PËR TË GJITHA MJETET E VOGLA LUNDRUESE, ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË PËRGJATË BREGDETIT SHQIPTAR DHE TË JENË NJOFTUAR PËR MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 22:00 të datës 11.03.2024.

ME TE LEXUARAT