Sot eklipsi diellor, spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet

Një nga fenomenet më të rralla astronomike të viteve të fundit po tërheq vëmendjen në Europë.
Një pjesë e shteteve europiane do të përjetojnë sot fenomenin e rrallë, ku Hëna kalon përpara Diellit duke krijuar një eklips diellor, i cili në disa zona të kontinentit është i plotë, ndërsa në vende të tjera shihet pjesërisht.
Eklipsi i plotë është i dukshëm përgjatë një korridori të ngushtë që përfshin pjesë të Grenlandës, Islandës dhe Spanjës veriore, ku për disa minuta Dielli mbulohet plotësisht dhe qielli errësohet. Në zonat jashtë këtij korridori, përfshirë pjesë të mëdha të Europës, fenomeni shfaqet si eklips i pjesshëm.
Në Greqi, eklipsi mund të vërehet vetëm pjesërisht dhe kryesisht në pjesët veriperëndimore të vendit. Sipas të dhënave astronomike, në disa zona pranë Korfuzit dhe Epirit mbulimi i Diellit mund të jetë relativisht i madh. Janina dhe Igumenica do të kenë më pak mbulim, ku përqindja do të jetë pak mbi 1%, ndërsa në Athinë fenomeni nuk është i dukshëm.
Për Greqinë, harku kohor është i vogël. Eklipsi i pjesshëm pritet të fillojë afërsisht në orën 20:30 dhe të përfundojë rreth orës 20:40, me orën e vendit.
Në Itali, eklipsi është gjithashtu i pjesshëm. Veriu dhe veriperëndimi i vendit janë ndër zonat më të favorizuara, ndërsa fenomeni zhvillohet shumë pranë perëndimit të Diellit, duke e bërë të rëndësishëm një horizont të hapur drejt perëndimit. Në disa zona të Italisë, mbulimi i Diellit mund të kalojë 90 për qind.
Rajonet më të favorizuara do të jenë Lombardia, Piemonte, Liguria dhe Sardenja. Veçanërisht Asinara dhe pjesa perëndimore e Ligurias pritet të ofrojnë ndër pamjet më të mira në territorin italian.
Ku ta shihni eklipsin në Itali?
Milano dhe Lombardia
Parku Monte Stella, në zonën e San Siros
Cave Park, Boscoincittà dhe Parco Nord
Bregu lindor i liqenit Maggiore, veçanërisht Angera, Ranco dhe Ispra
Mali i Shenjtë i Vareses
Torino dhe Piemonte
Bazilika e Superga-s
Pamjet panoramike të La Morra, Barolo dhe Serralunga d’Alba
Albugnano, Abbazia di Vezzolano dhe Moncalvo në Monferrato
Luginat alpine, si Valle di Susa dhe Valle Maira, duhen shmangur, pasi relievi mund të bllokojë pamjen e Diellit.
Liguria
Bregdeti i Ligurias është ndër zonat më premtuese për vëzhgim. Ndër pikat e rekomanduara janë:
Capo Sant’Ampelio në Bordighera
Shtegu i Balzi Rossi në Ventimiglia
Capo Verde dhe pjesa perëndimore e shtegut të biçikletave Sanremo–San Lorenzo
Noli, Bergeggi, Varazze dhe Arenzano
Punta Chiappa në Camogli
Portovenere
Emilia-Romagna
Në zonën e Bolonjës mund të zgjidhen:
Shenjtërorja e San Luca dhe Colle della Guardia
Parku Villa Ghigi
Kodra e Osservanza dhe Parku Cavaioni
Parku Historik i Monte Sole
Kalaja e Dozza-s
Toscana
Edhe Toscana ofron disa pika interesante, sidomos përgjatë bregdetit:
Tarraca Mascagni në Livorno
Marina e Pizës dhe gryka e lumit Arno
Viareggio dhe Forte dei Marmi
Gjiri i Barattit dhe Populonia
Punta Ala dhe Castiglione della Pescaia
Monte Argentario, nga zona e Cala Piccola
Ishulli Elba, veçanërisht Capo Sant’Andrea
Sardenja, ndër zonat më të mira
Sardenja pritet të jetë një nga destinacionet më interesante në Itali për këtë fenomen.
Ndër pikat e rekomanduara janë:
Capo Falcone dhe Stintino, përfshirë La Pelosa
Ishulli i Asinarës
Capo Caccia dhe bastionet e Algheros
Costa Verde, me Torre dei Corsari, Piscinas dhe Buggerru
Astronomët këshillojnë që të mos shikohet Dielli drejtpërdrejt me sy të lirë, pasi edhe gjatë një eklipsi të pjesshëm mund të shkaktohen dëmtime serioze të shikimit. Për vëzhgim duhet të përdoren syze të posaçme dhe të certifikuara për eklipse.
Fenomeni i sotëm është veçanërisht i veçantë për Europën, pasi një eklips i plotë diellor në kontinent nuk është parë që prej vitit 1999 në pjesë të Europës, ndërsa eklipsi i sotëm pritet të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme astronomike të vitit 2026.


