“Më ka dërguar disa MESAZHE…”/ Flet vëllai i shqiptarit që u gjet i varur në tabelën rrugor në Belgjikë

Aktualitet

“Më ka dërguar disa MESAZHE…”/ Flet vëllai i

Në emsionin “Breaking” në Top News, ka folur sot Redi Halilaj, vëllai i shqiptarit Bekim Halilaj, i cili u gjet i varur në një tabelë rrugore në Belgjikë.

Ai tha se vëllai i tij nuk është vrarë por ka marrë jetën e tij, për shkak të depresionit..

Po ashtu, Halilaj tha se 29-vjeçari i ndjerë nuk ka patur lidhje me grupe kriminale apo trafik droge, siç përflitet në media.

“Kjo ngjarje nuk ka lidhje fare me ato që përfliten në media. Nuk e dimë çfarë problemesh ka patur, vetëm ai i ka ditur.

Ai nuk e ka dhënë veten por mesazhi që ka dërguar na ka lënë të dyshojmë se shkaku ka qenë vetëm depresioni.

Mua më ka dërguar mesazhe dhe kushëririt. Unë ju lutem mediave të mos na traumatizojnë sepse po merrem vetë me këtë situatë. Nuk ka patur lidhje as me drogë e gjëra të tjera. Është vetëm për shkak të depresionit. Kjo është vetëvrasje fatkeqësisht. Në trup nuk kishte as shenja dhune.”- tha ai.

ME TE LEXUARAT