Me dy shishe birre me vete, mediat greke publikojnë PAMJET: Ja ku u gjet shqiptari që vrau gruan 

Aktualitet

Me dy shishe birre me vete, mediat greke publikojnë PAMJET: Ja ku u gjet
I mbështetur pas një balete me tulla dhe me dy shishe birre me vete. Kështu e gjeti policia greke vlonjatin Eduart Danaj, disa orë pasi ai kishte qëlluar barbarisht me thikë gruan e tij, Enkelejda Danaj. Ai u arratis pas vrasjes dhe i pashqetësuar, ia kishte shtruar me birra.

Mediat greke kanë publikuar pamjet nga vendi ku Eduart Danaj qëndronte i fshehur, një pallat në ndërtim e sipër, jo shumë larg zonës së Medinës ku vrau gruan.

40-vjeçarja Enkelejda Danaj, nga Vlora, u gjet e vdekur në rrugë mëngjesin e kësaj të enjte në Greqi. Ajo e kishte denoncuar disa herë burrin në polici në vite, por më vonë e kishte tërhequr kallëzimin, derisa sot gjeti vdekjen nga dora e tij.

Gazetarët kanë shkuar në vendin ku u lokalizua Eduart Danaj dhe bëjnë me dije se ai ka qenë i dehur në momentin kur efektivët i kanë hedhur prangat.

Eduart Danaj u gjet duke pire birra, pasi kishte vrare gruan
Sipas asaj që mediat zbuluan më herët 40-vjeçarja e kishte denoncuar  disa herë bashkëshortin e saj për dhunë. Për herë të parë gruaja ka denoncuar burrin për dhunë në familje më 3 Prill të 2013. Atë kohë bashkëshorti u arrestua.

Një tjetër denoncim është bërë në 18 shtator të 2022, ku viktima ka denoncuar burrin për kërcënime, lëndim fizik dhe dhunë psikologjike. Atë kohë sërish ai ra në prangat e policisë dhe u lirua disa kohë më vonë. 50-vjeçari u rikthye sërish te banesa e bashkëshortes së tij, pa çka se kishte një urdhërndalimi.

Ishte vetë 40-vjeçarja ajo e cila i hapi derën e shtëpisë partnerit të saj dhunues duke u dhënë dhe një tjetër mundësi. Mirëpo burri i dhunshëm duket se nuk do të hiqte “huqin”. 40-vjeçarja sërish më 7 maj të 2024 ka denoncuar në polici, sërish bashkëshortin për dhunë në  familje (kanosje, lëndim fizik dhe abuzim verbal).

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion