“Më 1 Maj do djeg makinën e Policisë live në TikTok”/ Kjo është VIDEO që çoi në pranga të riun

Aktualitet

“Më 1 Maj do djeg makinën e Policisë live në

Në videon e mposhtme shfaqet 24-vjeçari Denis Faruku nga Sukthi i Durrësit, i cili u arrestua sot nga Policia, pasi akuzohet se ka bërë thirrje të drejtpërdrejta, nëpërmjet prrjeteve sociale, për akte të dhunshme.

Në videon e publikuar në TikTok, ai paralajmëronte se më datë 1 Maj do të digjte një automjet të Policisë së Shtetit dhe aktin do e transmetonte live në atë platformë.

“Hej përshëndetje të gjithëve! E kam bo këtë video që me iu thon që më datë 1 kam për të djeg makinën e Policisë live, por jo ke kjo adresa se kam frik se ma bllokojnë. Kam hap një adresë të re dhe do e le me tag këtu poshtë. të gjithë boni follow, sa të mbaroj punë, domethënë sa ta djeg dhe hiqeni followin mos e vrisni mendjen. Shifena më datë 1 më 12 të natës, 5 euro benzinë, 1 euro çakmak dhe ia q**** m***& shtetit dhe kush e ka bo shtetin. O vllai, jam o vllai unë. Ika respekt, Zoti iu rujt, ju du fort, mos harroni!” – shprehet i riu.

Ai u arrestua për veprat penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

“Në një prej videove, ky shtetas u bënte thirrje qytetarëve që të shikonin dhe të ndiqnin momentin e djegies së një makine të Policisë së Shtetit, duke promovuar publikisht një akt të rëndë dhune dhe duke tentuar të nxisë reagime të rrezikshme në publik.” – thuhej në njoftimin e autoriteteve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion