Mbytet në det pushuesja në Vlorë

Aktualitet

Mbytet në det pushuesja në Vlorë

Një grua 59-vjeçare ka humbur jetën këtë të mërkurë në Vlorë, pasi dyshohet se është mbytur në det. Sipas informacioneve paraprake, ajo është nxjerrë nga uji nga familjarët dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit, por ka mbërritur pa shenja jete.

Trupi i viktimës është dërguar në morg për ekzaminime të mëtejshme, ndërsa dyshohet se ajo ka pësuar një arrest kardiak teksa ndodhej në ujë. Autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

ME TE LEXUARAT