Mbyllen strukturat paralele në 10 komuna të Kosovës

Aktualitet

Mbyllen strukturat paralele në 10 komuna të Kosovës

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në dhjetëra lokacione për mbylljen e strukturave paralele. Në këtë aksion janë mbyllur komunat paralele të Serbisë në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë-Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skenderaj si dhe posta e zyre tatimore ilegale.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se me aksion të përbashkët të kësaj ministrie me Policinë, Ministrinë e Industrisë dhe të Administrimit të Pushtetit Lokal janë mbyllur komunat paralele serbe në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skënderaj si dhe posta e zyre tatimore ilegale.

Sveçla ka theksuar se sot përfundon epoka e komunave dhe institucioneve paralele e kriminale të Serbisë në Republikën e Kosovës.

“Siç edhe jemi zotuar, nuk lejojmë asnjë paralelizëm e aq më tepër kriminal të Serbisë që të cenojë Kushtetutën e ligjshmërinë në vendin tonë. Nga sot kapitulli i institucioneve paralele ilegale, kriminale të Serbisë në Republikën e Kosovës mbyllen.

Në Banjë e të gjithandej në pjesët tjera të Republikës së Kosovës, objektet komunale, postat, zyrat tatimore dhe të gjitha mbetjet e institucioneve paralele përfundojnë”, ka thënë Sveçla në videon e publikuar në Facebook.

E ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se nga sot, 28 komunat paralele, kriminale të Serbisë në Kosovës dhe 5 qarqet e tyre mbyllen përfundimisht. 

“Këto institucione paralele kriminale të Serbisë nuk kanë vend në Republikën e Kosovës”, ka theksuar ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion