Skema e mashtrimit/ 10 mijë euro për viza amerikane, Gjykata lë në burg të riun

Zbardhet dëshmia e Renato Nasto, që përmes mashtrimit arrinte të pajiste shqiptarët me viza amerikane.
Para gjyqtares Migena Laska ka pretenduar: Nuk kam kryer asnjë shkelje të ligjit, kam ndihmuar qytetarët që të bënin aplikimin për vizë, ata të cilët nuk kishin mundësi ti bënin vetë, me vlerë 100-150 euro. Nuk janë të vërteta pretendimet e prokurorisë. Aktualisht punoj edhe si taksist për të rritur të ardhurat e mia.
Të tjerët, sipas burimeve brenda seancës kanë kërkuar ndjesë. Burime bëjnë me dije se në seancë, organi i akuzës ka pretenduar se me metoda speciale, përmes stimulimit, 30-vjeçari Nasto, për vizën kërkonte 10 mijë euro. Në rast se ata nuk i kishin lekët, lidhte një kontatë me ta që pagesën ta bënin më vonë, duke pretenduar që ia kishin paratë borxh. Avokatët kundërshtuan prokurorinë duke pretenduar se të tjerët kanë qenë viktima.
Pavarësisht pretendimeve, Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “arrest me burg” për Renato Naston. Në burg janë lënë edhe Klaudio Leçinin, Klaus Kapedanin e Xhemal Seserin. Ndërsa për Klea Priftin është caktua masa “arrest në shtëpi”.
Ai i shoqëronte dhe i udhëzonte aplikuesit se si të silleshin gjatë intervistës. Pasi ata përfundonin intervistën, në rast se kualifikoheshin (merrnin vizën) Renato Nasto merrte shumën prej 10.000 eurosh.
Ambasada amerikane në Tiranë përshëndeti aksionin e autoriteteve shqiptare, të cilat identifikuan dhe goditën veprimtarinë e të riut që mashtronte dhe u merrte para qytetarëve për vizat amerikane.


