Kultivim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, arrestohet 26-vjeçari në Cërrik

Aktualitet

Kultivim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, arrestohet

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 26-vjeçar, i akuzuar për  kultivim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Policia ka bërë me dije se ka rënë në pranga shtetasi XH.S, banues në fshatin Shushicë, Cërrik. Mësohet se në banesën e tij, pas kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale 774 gramë kanabis e ndarë në doza të vogla, 261 fara bimore kanabis dhe 49 fishekë.

"Goditet një rast i tentativës për kultivim të lëndëve narkotike dhe i shpërndarjes së drogave në doza të vogla. Bie në pranga 26-vjeçari që posedonte dhe shpërndante lëndën narkotike. Sekuestrohen doza me lëndë narkotike kanabis, fara bimore kanabis dhe 49 fishekë.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave në doza të vogla, si dhe të tentativës për kultivim të lëndëve narkotike, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, arrestuan në flagrancë shtetasin:

Xh. S., 26 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Cërrik, pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale 774 gramë kanabis e ndarë në doza të vogla, 261 fara bimore kanabis dhe 49 fishekë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT