Mbante armë pa leje, arrestohet 29-vjeçari në Laç, sekuestrohet automatiku me krehër dhe fishekë

Aktualitet

Mbante armë pa leje, arrestohet 29-vjeçari në Laç,

Arrestohet 29-vjeçari që  mbante armën, pa leje, në Laç.

Gjatë operacionit, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, u ndërhy menjëherë në banesën e shtetasit S. K., 29 vjeç, në lagjen nr. 4, Laç, ku nga kontrolli u gjet 1 armë zjarri automatik me krehër dhe fishekë, e cila posedohej pa leje, si dhe një palë doreza.

Në vijim të veprimeve procedurale mbi rastin, 29-vjeçari u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ndërsa sendet e kundërligjshme u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion